Komuna e Drenasit organizon debat publik për Planin Institucional Komunal për Kujdesin Parësor Shëndetësor

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon debat publik me qytetarë për Planin Institucional Komunal të Kujdesit Parësor Shëndetësor 2020-2024.

Dëgjimi publik do të mbahet me datë 11.12.2019, duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Kuvendit në Drenas.

Ky plan përcakton orientimin e Komunës së Drenasit, respektivisht, Kujdesit Parësor Shëndetësor, për të ofruar shërbime efikase shëndetësore, të integruara dhe të qasshme për të gjithë komunitetin e Drenasit, duke siguruar kështu një progres të qëndrueshëm në shëndetin publik.

“Shëndet më i mirë për të gjithë, më shumë vite jetë, nëpërmjet shërbimeve shëndetësore, cilësore, të qëndrueshme dhe të përballueshme për të gjithë banorët e Komunës së Drenasit”, është qëllimi dhe vizioni që synohet të arrihet nëpërmjet Planit Institucional Komunal të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor është program mbështetës, 4 vjeçar i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ndërsa në hartimin e tij janë përfshirë profesionist nga të gjithë sektorët e nevojshëm.

Por, për të bërë edhe me të plotë, gjithëpërfshirës dhe profesional, ftojmë qytetarët të marrin pjesë në këtë debat publik.